Gjykatësi Smthi: ZPS vërtetoi arrestimin dhe ndalimin e 385 personave në 14 komuna nga anëtarë të UÇK

Gjykatësi Smthi: ZPS vërtetoi arrestimin dhe ndalimin e 385 personave në 14 komuna nga anëtarë të UÇK

Pak para vendimit, kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Charles Smith III, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka vërtetuar se është kryer krim lufte ndaj së paku 385 personave.

Ai po ashtu shtoi se ZPS ka vërtetuar se pos krimit të luftës, janë kryer edhe arrestime e ndalime të kundërligjshme, transmeton Klankosova.

“Trupi gjykues konstatoi që ZPS vërtetoi jashtë dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer krimi i luftës, i arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm, ose sipas pikës 3, ndaj së paku 385 personave”, tha Smith.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.