Grenell i kundërpërgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë s’kanë qenë kurrë më të dobëta
Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë më parë. Në platformën “X”, Grenell postoi një foto të Kurtit, teksa në mbishkrim të […] The post Grenell i kundërpërgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë s’kanë qenë kurrë më të dobëta appeared first on Albinfo.

Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë më parë.
Në platformën “X”, Grenell postoi një foto të Kurtit, teksa në mbishkrim të saj shihet edhe deklarata e lartëcekur.
Lidhur me këtë, Grenell thotë se Kurti është iluzionues, transmeton Klankosova.tv.
“Iluzionues. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trumpit, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e ShBA-së, Anthony Blinken, etj”, ka shkruar Grenell në X.
The post Grenell i kundërpërgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë s’kanë qenë kurrë më të dobëta appeared first on Albinfo.