Grenell i reagon përseri Kurtit: Mardhëniet me SHBA-në kurrë s’kanë qenë më të ulëta

I dërguari special për Misione Specialei Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar përseri në platformën ”X” pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Grenell ka shpërndarë një video të kryeministrit Kurti dhe në mbi të ka shkruar duke thënë se mardhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së, kurrë s’kanë qenë më të ulëta. ”Mardhëniet nuk

Grenell i reagon përseri Kurtit: Mardhëniet me SHBA-në kurrë s’kanë qenë më të ulëta

I dërguari special për Misione Specialei Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar përseri në platformën ”X” pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Grenell ka shpërndarë një video të kryeministrit Kurti dhe në mbi të ka shkruar duke thënë se mardhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së, kurrë s’kanë qenë më të ulëta.
”Mardhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga Administrata e parë e Trump, administrata e Biden, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken” ka shkruar Grenell në ”X”, shkruan FrontOnline.

Kurti pretendimin e tij për marrëdhëniet me SHBA-në e bëri dje në një televizion lokal diku në Istog.

Kjo nuk është hera e parë kur emisari presidencial reagon kaq hapur për gjendjen në Kosovë, që siç duket është goxha lart në fokusin e administratës së re Trump.

Jo më larg se të hënën, emisari Grenell njoftoi se administrata Trump është e interesuar të bashkëpunojë me partnerë të besueshëm në Ballkan, por Qeveria Kurti nuk konsiderohet e tillë sipas tyre.