Gruaja më e votuar në këto zgjedhje është Albulena Haxhiu me rreth 80 mijë vota

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila aktualisht është ministre e Drejtësisë është gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas të dhënave të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e që ende nuk janë rezultate përfundimtare, Haxhiu ka marrë mbështetjen e mbi 76 mijë qytetarëve, transmeton Telegrafi. Ajo ka

Gruaja më e votuar në këto zgjedhje është Albulena Haxhiu me rreth 80 mijë vota

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila aktualisht është ministre e Drejtësisë është gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas të dhënave të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e që ende nuk janë rezultate përfundimtare, Haxhiu ka marrë mbështetjen e mbi 76 mijë qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Ajo ka gjithsej 76 mijë e 522 vota, duke lënë pas gratë tjera që garojnë për deputete.

Ndërkaq, listës së grave më të votuara në Partinë Demokratike të Kosovës, i prin Vlora Çitaku.

Kandidatja për deputete, Vlora Çitaku deri tani ka marrë 30 mijë e 11 vota.