Gucati: Po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, fjalën e tij në protestën gjithëkombëtare në Tiranë, në mbështetje për çlirimtarët e Kosovës, e nisi me brohoritje të katërshes të UÇK-së, që po mbahen në paraburgim në Hagë. “Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu që të mbrojmë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare


Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, fjalën e tij në protestën gjithëkombëtare në Tiranë, në mbështetje për çlirimtarët e Kosovës, e nisi me brohoritje të katërshes të UÇK-së, që po mbahen në paraburgim në Hagë.
“Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu që të mbrojmë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të mbrojmë gjakun e derdhur për liri, që të mbrojmë nderin e çlirimtarëve tanë. UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë ushtri çlirimtare, këtë e ka dëshmuar historia, e kanë dëshmuar varret e dëshmorëve të kombit”, u shpreh ai.