Haga i refuzon dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë: Janë të parëndësishme për rastin e krerëve të UÇK-së
Pjesa më e madhe e provave të prezantuara nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, që dëshmojnë për krimet serbe të kryera në Kosovë, nuk janë pranuar në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë. Sipas këtij rapotimi, gjyqtarët e rastit kanë theksuar se përgjithësisht këto dëshmi, janë komplet të parëndësishme për procesin ndaj Thaçit, Krasniqit, […] The post Haga i refuzon dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë: Janë të parëndësishme për rastin e krerëve të UÇK-së appeared first on ATV.

Pjesa më e madhe e provave të prezantuara nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, që dëshmojnë për krimet serbe të kryera në Kosovë, nuk janë pranuar në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Sipas këtij rapotimi, gjyqtarët e rastit kanë theksuar se përgjithësisht këto dëshmi, janë komplet të parëndësishme për procesin ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit, që po zhvillohet në Hagë.
Në vendim thuhet se nuk është vërtetuar ndonjë ndërlidhje mes aktakuzës, dhe provave të cilat dëshmojnë krimet e Serbisë në Kosovë.
“Paneli së pari vëren se më parë ka vendosur që provat për krimet e dyshuara të kryera nga forcat serbe janë përgjithësisht të parëndësishme për akuzat kundër të akuzuarit. Mbrojtja e Krasniqit gjithashtu nuk ka arritur të vërtetojë se incidentet e përshkruara në këtë pikë janë të lidhura me ndonjë nga akuzat ose faktet në Aktakuzë, ose se ato lidhen me ose janë provuese të organizimit ose aktivitetit të UÇK-së në zonë në një kohë ose vend që lidhet me akuzat”.
Pse u refuzuan provat e mbrojtjes së Jakup Krasniqit?
Mbrojtja e Jakup Krasniqit kishte dorëzuar materiale të shumta, dëshmi të shkruara, video-incizime të cilat sipas tyre, dëshmojnë se në Kosovë ka qenë gjendje kaosi, dhe shumë krime janë kryer në shenjë hakmarrjeje nga individë pas krimeve të Serbisë në zona të ndryshme.
Pas kërkesës së Jakup Krasniqit, Prokuroria e Hagës kërkoi që këto prova të krimeve serbe të refuzohen. Dhe kështu ndodhi. Pjesa më e madhe e tyre u refuzuan.
Prova me numrin 11 përmbante një material të BBC, ku kishte video-incizime të ndryshme që dëshmonin për krimet e Serbisë në Kosovë.
Megjithatë, kjo për gjyqtarët e Speciales është e parëndësishme. Ata vendosën ta pranojnë një pjesë krejt të shkurtër të materialit, aty ku UÇK-ja iu ndihmonte hetimeve të mundshme, por jo edhe dëshmive për krimet e Serbisë.
“Duke iu kthyer Provës së Propozuar 11, Paneli vëren pretendimin e Mbrojtjes së Krasniqit se videoja lidhet, ndër të tjera, me pasojat e krimeve serbe të kryera kundër popullsisë shqiptare, natyrën mbrojtëse të organizatës së UÇK-së, pretendimet për përfshirjen e UÇK-së në zhdukjen dhe vdekjen e individëve, trupat e të cilëve u gjetën në rrethana të pashpjegueshme dhe aktet e mundshme të hakmarrjes nga popullsia civile. Pasi shqyrtoi Provën e Propozuar 11, Paneli vëren se pjesa e parë e videos lidhet kryesisht me krimet që dyshohet se janë kryer nga forcat serbe në Rahovec dhe përreth. Paneli kujton qëndrimin e tij se provat e krimeve të dyshuara të kryera nga forcat serbe janë përgjithësisht të parëndësishme për akuzat kundër të Akuzuarit. Paneli konsideron se Mbrojtja e Krasniqit nuk ka arritur të vërtetojë se pjesa e parë e videos është relevante për këtë çështje”, thuhet në këtë vendim.
“Megjithatë, Paneli vëren se pjesët pasuese të videos që kanë të bëjnë, ndër të tjera, me gatishmërinë e pretenduar të UÇK-së për të ndihmuar në hetimet e krimeve, dhe aktet e mundshme të hakmarrjes nga popullsia shqiptare në rast se nuk do të bëheshin arrestime, mund të jenë relevante për çështjen aktuale. Trupi gjykues konsideron se vetëm pjesa e videos që përbëhet nga 17:39-20:15 dhe 34:25-38:00 është treguar e rëndësishme. Mbrojtja e Krasniqit nuk ka arritur të vërtetojë rëndësinë e pjesëve të mbetura të Provës 11 të Propozuar”, thuhet më tej.
Gjyqtarët e Hagës e refuzuan një tjetër prove të propozuar nga Jakup Krasniqi, e që lidhej me raportet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas gjyqtarëve, këto nuk janë relevante, ngjashëm siç konstatoi edhe për dëshmitë e krimeve serbe.
The post Haga i refuzon dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë: Janë të parëndësishme për rastin e krerëve të UÇK-së appeared first on ATV.