Halil Matoshi: Vetëvendosja i ka mashtru votuesit e vet, Konjufca me pas seriozisht ish dashtë me ba ofertë
Komentatori politik, Halil Matoshi në “Politiko” komentoi çështjen e formimit të qeverisë dhe institucioneve nga mandatari i dytë, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Matoshi tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka mashtruar votuesit e vet, jo atë sepse nuk mundet. Ai tha se mashtrimi më ordiner që i ka ndodhë qytetarëve është se qe


Komentatori politik, Halil Matoshi në “Politiko” komentoi çështjen e formimit të qeverisë dhe institucioneve nga mandatari i dytë, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Matoshi tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka mashtruar votuesit e vet, jo atë sepse nuk mundet.
Ai tha se mashtrimi më ordiner që i ka ndodhë qytetarëve është se qe 9 muaj e ke votu dhe nuk të jep institucione legale të sistemit.
“Konjufca si djale i mirë, filozof, koleg i jemi prej fakultetit filozofisë, po të kishte seriozisht me bo qeveri, me marrë votën e kujtdo qoftë, qoftë individëve deputet, qoftë subjekteve politike, u dashtë së paku me i bo dy gjana. Me bo një ofertë gjeneroze, një ofertë me zemer, për subjektet politike. Kadal be se nuk jemi na që jemi të regjistrum në Bjellorusi dikun, po jemi parti kosovare shqiptare, çka dush thuj, edhe hajde ulemi e flasim apo e bajme një qeveri bashkarisht për planin e rritjes, për pagat,” shtoi tutje Matoshi./Gazeta10
Deklarata e tij e plotë:

