Haradinaj: Shkolla shqipe ndër dekada ishte jo vetëm vatër e dijes, por edhe themel i rezistencës kombëtare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mësuesit tanë, në kohë të vështira e në kohë më të lehta, kanë mbajtur të gjallë shpirtin shqiptar. Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 7 Marsit “Ditës së Mësuesit” dhe hapjes së shkollës së parë shqipe. “Gjatë gjithë historisë sonë, mësuesit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mësuesit tanë, në kohë të vështira e në kohë më të lehta, kanë mbajtur të gjallë shpirtin shqiptar.
Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 7 Marsit “Ditës së Mësuesit” dhe hapjes së shkollës së parë shqipe.
“Gjatë gjithë historisë sonë, mësuesit kanë qenë shtylla kryesore në formësimin e brezave, duke mbjellë dijen dhe ndërgjegjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës, e hapur më 7 mars 1887, nuk ishte thjesht një shkollë – ishte një betejë dhe një fitore për të ardhmen”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se shkolla shqipe ndër dekada ishte jo vetëm vatër e dijes, por edhe themel i rezistencës kombëtare.
“Shkolla shqipe ndër dekada ishte jo vetëm vatër e dijes, por edhe themel i rezistencës kombëtare. Mësuesit tanë, në kohë të vështira e në kohë më të lehta, kanë mbajtur të gjallë shpirtin shqiptar.
Mirënjohje e përhershme për gjithë mësimdhënësit për punën e tyre!
Gëzuar 7 Marsin!”, është shprehur Haradinaj.