Haradinaj thotë se do të votojë si PDK dhe LDK për raportin për mandatet

(Radio Evropa e Lirë) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është e interesuar që deputetët të bëjnë betimin. Por, tha se sipas Ligjit për Qeverinë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarët e tjerë të ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë është dashur që para certifikimit të rezultateve të japin dorëheqje. Haradinaj se

Haradinaj thotë se do të votojë si PDK dhe LDK për raportin për mandatet

(Radio Evropa e Lirë) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është e interesuar që deputetët të bëjnë betimin.

Por, tha se sipas Ligjit për Qeverinë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarët e tjerë të ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë është dashur që para certifikimit të rezultateve të japin dorëheqje.

Haradinaj se njohësit e ligjeve u kanë sugjeruar deputetëve që të mos votojnë raportin për mandate, sepse kjo, sipas tij, do të përbënte shkelje të ligjit.

“Do ta shqyrtojmë tani me kolegët deputetë [votimin ose jo të raportit], por AAK nuk do të ndahet, do të votojë bashkë si opozitë”, tha ai, duke iu referuar PDK-së dhe LDK-së.