Haradinaj thotë se ka ‘komunikim të ndërsjellë’ me opozitën për krijimin e qeverisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qëndrimi i partisë së tij është për një qeveri të opozitës, për të cilën thotë se e fitoi shumicën. Ai tha se ka “komunikim të ndërsjellë” me opozitën për këtë, por thotë se s’ka avancim për shkak të afateve kushtetuese. “Besoj që veç shihet se shumicën e

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qëndrimi i partisë së tij është për një qeveri të opozitës, për të cilën thotë se e fitoi shumicën.
Ai tha se ka “komunikim të ndërsjellë” me opozitën për këtë, por thotë se s’ka avancim për shkak të afateve kushtetuese.
“Besoj që veç shihet se shumicën e ka opozita. Kuptohet pas afateve kushtetuese opozita mund ta krijojë qeverinë. Besoj kjo është ajo që na takon neve si opozitarë, që të bashkohemi dhe të krijojmë qeverinë nga opozita. Ka komunikim të ndërsjellë, nuk ka ndonjë avancim konkret për shkak se janë edhe afatet kushtetuese por besoj ka gatishmëri që të ecim”, tha ai për Kosova Press.
Haradinaj ka përjashtuar çdo bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhje.
AAK edhe gjatë fushatës kishte përjashtuar mundësinë për bashkëpunim me Kurtin.
Edhe dy partitë tjera opozitare, PDK dhe LDK, kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen.