Hetimet për Portin e Limionit, zbardhen emrat e 5 personave të kontrolluar nga SPAK dhe BKH
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me kontrollet e kryera dje nga Prokuroria e Posaçme dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit lidhur me pronat e ushtrisë. Biznesmeni Artan Dulaku, Genard Kastrati administrator i “Marina bay Saranda”, Bardhyl Kollçaku, administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi dhe Teuta Balili janë 5 personat ndaj të cilëve SPAK […] The post Hetimet për Portin e Limionit, zbardhen emrat e 5 personave të kontrolluar nga SPAK dhe BKH appeared first on Ditar.al.

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me kontrollet e kryera dje nga Prokuroria e Posaçme dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit lidhur me pronat e ushtrisë.
Biznesmeni Artan Dulaku, Genard Kastrati administrator i “Marina bay Saranda”, Bardhyl Kollçaku, administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi dhe Teuta Balili janë 5 personat ndaj të cilëve SPAK dhe BKH ka krye kontrolle në banesë dhe zyrë, ndërsa raportohet se u është sekuestuar edhe telefoni pas hetimeve për privatizimin e Portit të Limionit në Sarandë,
Mësohet se është kontrolluar edhe selia e kompanisë “Marina bay Saranda” me aksioner Artan Dulaku dhe administrator Genard Kastrati.
Kontrollet janë bërë me urdhër të prokurores së SPAK, Manjola Kajana.
SPAK nisi hetimet për Portin e Limionit pas një denoncimi nga nish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive, “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a.
Vlen të përmendim se brenda sipërfaëes prej 256 mijë metrash, gjenden edhe 40 mijë metër katrorë, pjesë e bazës detare të Sarandës, që është në pronësi të Flotës Detare.
Që prej marsit të 2023-it, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi Bazën Detare të Limionit në Sarandë me qëllim mos tjetërsimin e pronave të ushtrisë.
The post Hetimet për Portin e Limionit, zbardhen emrat e 5 personave të kontrolluar nga SPAK dhe BKH appeared first on Ditar.al.