Hidhet gaz lotsjellës, tym para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit nisin marshimin

Hidhet gaz lotsjellës, tym para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit nisin marshimin

Situata para Ministrisë së Arsimit vijon e tensionuar, teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës. Siç shihet edhe nga pamjet, “Rruga e Durrësit” është ‘pushtuar’ nga tymi ndërsa protestuesit janë larguar duke u shpërndarë përkohëshisht.

Gjithashtu një numër i madh protestuesish kanë nisur marshimin teksa ende nuk dihet se cili do të jetë intinerari. Pas pak minutash marshim deri te “Rruga e Kavajës”, protestuesit janë rikthyer për të shkuar drejt “Rrugës së Durrësit” ku ndodhe ministria e Arsimit.

The post Hidhet gaz lotsjellës, tym para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit nisin marshimin appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.