Humb jetën në aksident trafiku i riu nga Podujeva
Një aksident i rëndë trafiku i ka marrë jetën një të riu nga Podujeva. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi në rrjete sociale. I riu Herolind Restelica vdiq pas një aksidenti që ndodhi të shtunën. “Më datën 25.10.2025, pas një aksidenti ndërroi jetë nipi ynë, Herolind Musaj


Një aksident i rëndë trafiku i ka marrë jetën një të riu nga Podujeva. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi në rrjete sociale.
I riu Herolind Restelica vdiq pas një aksidenti që ndodhi të shtunën.
“Më datën 25.10.2025, pas një aksidenti ndërroi jetë nipi ynë, Herolind Musaj Restelica”, thuhet në njoftimin e një familjari.
Ata kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftohet më vonë.

