Huseini nis takimet me banorët e Çellopekut, shoqërohet nga kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, i shoqëruar nga kreu i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka nisur takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme lokale në këtë komunë.
Huseini ka zhvilluar takim me banorët e Çellopekut, ku është shprehur se është i gatshëm të nisë, siç tha, betejën për të fituar Komunën e Bërvenicës.
Ai ka premtuar se, në rast të marrjes së mandatit, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
The post Huseini nis takimet me banorët e Çellopekut, shoqërohet nga kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



