I paraburgosuri amerikan gjendet i varur në burgun e Shkodrës, ndërron jetë në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme Burgun e Shkodrws, ku një shtetas amerikan është gjetur i varur në qelinë e tij. Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, është gjetur i varur nga bashkëvuajtësit në dhomën e tij. Menjëherë punonjësit e burgut kanë ndërhyrë, duke e nxjerrë me shenja jete dhe e kanë dërguar […] The post I paraburgosuri amerikan gjendet i varur në burgun e Shkodrës, ndërron jetë në spital appeared first on Ditar.al.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme Burgun e Shkodrws, ku një shtetas amerikan është gjetur i varur në qelinë e tij.
Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, është gjetur i varur nga bashkëvuajtësit në dhomën e tij. Menjëherë punonjësit e burgut kanë ndërhyrë, duke e nxjerrë me shenja jete dhe e kanë dërguar drejt urgjencës. Pavarësisht ndihmës së parë dhe përpjekjeve të stafit mjekësor të Spitalit të Koplikut, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Saporito, me origjinë nga SHBA, ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe ndodhej në burgun e Shkodrës që prej 4 majit 2025, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohej për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi dyshohej se kishte vrarë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito.
Njoftimi:
Në IEVP Shkodër, më datë 28 tetor 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë.
Brendon Ronald Saporito, i datëlindjes 22.04.1968, i biri i Joesph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 02.05.2025 dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025.
Ngjarja është raportuar menjëherë autoriteteve kompetente, dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. Drejtoria e IEVP Shkodër po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
The post I paraburgosuri amerikan gjendet i varur në burgun e Shkodrës, ndërron jetë në spital appeared first on Ditar.al.
