Alarm për përdoruesit e Gmail pas rrjedhjes së 183 milionë fjalëkalimeve
Përdoruesit e Gmail janë paralajmëruar për një sulm të madh që ka lënë të pasigurta deri në 183 milionë llogari email-i. Të dhënat e rrjedhura në internet përfshijnë jo vetëm llogaritë e email-it, por edhe fjalëkalimet që besohet se shoqërohen me to. Shkelja mund t’u lejojë hakerëve të hyjnë jo vetëm në llogaritë e email-it, […] The post Alarm për përdoruesit e Gmail pas rrjedhjes së 183 milionë fjalëkalimeve appeared first on Sinjali.
Përdoruesit e Gmail janë paralajmëruar për një sulm të madh që ka lënë të pasigurta deri në 183 milionë llogari email-i.
Të dhënat e rrjedhura në internet përfshijnë jo vetëm llogaritë e email-it, por edhe fjalëkalimet që besohet se shoqërohen me to.
Shkelja mund t’u lejojë hakerëve të hyjnë jo vetëm në llogaritë e email-it, por edhe në të gjitha “log-in”-ët e tjerë që varen nga Gmail.
Sipas faqes “Have I Been Pwned”, shkelja ndodhi në prill të këtij viti, por u vu re së fundmi. Kjo faqe gjurmon shkeljet e të dhënave në mënyrë që përdoruesit të mund të njoftohen për to.
Të dhënat u mblodhën nga një sulm shumë më i gjerë në internet, sipas Troy Hunt, i cili drejton faqen. Përdoruesit mund të kontrollojnë nëse email-et dhe fjalëkalimet e tyre janë pjesë e sulmit ose ndonjë shkeljeje tjetër të të dhënave të gjurmuara duke përdorur faqen e internetit.
Në total, faqja ka gjurmuar 917 faqe interneti të shkelura dhe më shumë se 15 miliardë llogari.
Nëse llogaria e një përdoruesi është kompromentuar ose mund të ketë qenë, rekomandohet ndërmarrja e disa veprimeve të thjeshta: ndryshimi i fjalëkalimit në Gmail dhe konfigurimi i “vërtetimit me dy faktorë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Alarm për përdoruesit e Gmail pas rrjedhjes së 183 milionë fjalëkalimeve appeared first on Sinjali.
