Infermierët mbrojnë foshnjat/ Bangkok, gruaja sjell në jetë fëmijën gjatë tërmetit

Një grua lindi në rrugë në Bangkok pasi spitali në të cilin ndodhej u evakuua për shkak të tërmetit 7.7 ballë në Myanmar. Ajo shtrihej në një barelë, e rrethuar nga personeli mjekësor që e ndihmuan në lindje. Spitalet King Chulalongkorn Memorial dhe BNH u evakuuan për shkak të lëkundjeve të tokës. A child was [...]Read More...

Infermierët mbrojnë foshnjat/ Bangkok, gruaja sjell në jetë fëmijën gjatë tërmetit

Një grua lindi në rrugë në Bangkok pasi spitali në të cilin ndodhej u evakuua për shkak të tërmetit 7.7 ballë në Myanmar.

Ajo shtrihej në një barelë, e rrethuar nga personeli mjekësor që e ndihmuan në lindje.

Spitalet King Chulalongkorn Memorial dhe BNH u evakuuan për shkak të lëkundjeve të tokës.

A child was born, and surgery was performed in the open air following the evacuation of hospital buildings at Police General Hospital in Bangkok.#Thailand #Bangkok #แผ่นดินไหว #Earthquakes #Tremors

— Thai Enquirer (@ThaiEnquirer) March 28, 2025

Pacientët u zhvendosën në një park aty pranë, duke përfshirë ata me barela dhe me karrige me rrota.

Stafi i spitalit vazhdoi të kujdeset jashtë, përballë spitalit.

Raportohet se tërmeti që goditi Myanmar ishte një nga më shkatërruesit në 100 vitet e fundit.

Footage during the earthquake in #Bangkok a baby was born in the park Waht a story to tell ‘’ I was born during the earthquake ‘’ #แผ่นดินไหว #earthquake #myanmarearthquake #bangkokearthquake #ตึกถล่ม

— Miia ???? (@i30199) March 28, 2025

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra ishte 17 kilometra nga Mandalay.

Numri i të vdekurve është rritur në më shumë se 1000 dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënoja.

Junta ushtarake shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri thirrje për ndihmë, ndërsa OKB-ja konfirmoi se ishte në kontakt me autoritetet./abcnews.al