Instagram-i po përparon mes influencuesve shqiptarë – qetësisht

Welcome to Kosova Today

Zhurmës së pandalshme të TikTok-ut, të shumëpërfolurit aplikacion, përparimi i një Instagram-i që zgjeron bazën e vet të influencuesve duket se po i përgjigjet qetësisht. Pa zënë titujt kryesorë të lajmeve – për mirë apo për keq – Instagram-i dita-ditës po kthehet në strehëzën e qëndrueshme e të sigurt të krijuesve në platformë. Me një […] The post Instagram-i po përparon mes influencuesve shqiptarë – qetësisht appeared first on Albanian Post.

Instagram-i po përparon mes influencuesve shqiptarë – qetësisht

Zhurmës së pandalshme të TikTok-ut, të shumëpërfolurit aplikacion, përparimi i një Instagram-i që zgjeron bazën e vet të influencuesve duket se po i përgjigjet qetësisht.

Pa zënë titujt kryesorë të lajmeve – për mirë apo për keq – Instagram-i dita-ditës po kthehet në strehëzën e qëndrueshme e të sigurt të krijuesve në platformë.

Me një sfond krejt të ndryshëm nga ai në TikTok – estetik, me detaje të mirëmenduara, jo shabllon, i qetë, i rrjedhshëm, pa dramë – Insta-Influencuesit kanë gjetur në të ‘punën e ëndrrave’.

Emrat që po rezultojnë të suksesshëm në krijimin e videove tërheqëse për audiencën e rrjedhimisht fitimprurëse si për vet krijuesit ashtu edhe për biznesin që qëndron pas produktit apo shërbimit të promovuar, u përkasin fushave të llojllojshme.

Muzikantë shqiptarë, moderatorë televiziv, të dalë nga mediat sociale e deri te njerëz pa një profil të përcaktuar saktë, po vazhdojnë të ndërtojnë karrierën në Instagram si personazhe të tij – si influencues.

Qoftë duke u shkëputur nga profili i tyre i mëparshëm publik, ose duke i bashkërenduar të dyja, ata kanë arritur të ri-krijojnë veten e tyre përballë publikut. Duke u përkrahur sërish nga ky i fundit.

Ndër ta Jonida Maliqi, Jona Spahiu apo Arjon Muça, zënë një vend të konsiderueshëm në terrenin e influencuesve në Shqipëri, të cilët kanë arritur të ruajnë balancën mes njohjes së mëparshme në publik dhe emrit të ri në mediat sociale në rolin e influencuesit.

Por meritat nuk i ka vetëm lulëzimi i marketingut digjital. I ka edhe aftësia e vetë krijuesve për të qenë autentik, kreativ, e për të krijuar lidhje të fortë me ndjekësit.

Qasjen më miqësore ndaj Instagram-it kundrejt TikTok-ut nga ana e influencuesve e ka vënë re edhe specialistja e marketingut Arta Haxhiu.

Ajo ka treguar për Albanian Post se përcjellja e informacionit në mënyrë të rafinuar brenda disa kornizave etike më të konsoliduara ka bërë që bizneset ta shohin Instagram-in si një media më serioze në krahasim me TikTok-un.

“Në të njëjtën kohë, biznese të ndryshme, të cilët duan të ruajnë një linjë serioze në komunikimin e tyre marketing si në trajtën e produkteve ose të shërbimeve, të zgjedhin më shumë influencues që aktivitetin e tyre e kanë të përqendruar më shumë në Instagram”, ka dalluar ajo.

Sipas saj, shifrat marramendëse të shikueshmërisë që arrihen në TikTok kanë bërë që shumë biznese të gjejnë targetin e tyre pikërisht te ky aplikacion.

Por gjuha e urrejtjes, audienca shumë e gjerë dhe shpeshherë mënyra jo e duhur për të tejçuar informacionin te publiku i synuar – sipas marketeres – ka raste që “ka ndikuar negativisht” për biznese të ndryshme.

“Teksa TikTok vepron si një mjet reklamimi pa pagesë, Instagram duket se qetësisht po e merr vëmendjen me anë të përditësimeve të reja, të cilat i prezanton jo vetëm në ndihmë të krijuesve të përmbajtjes, por edhe në ndihmë të bizneseve që përfitojnë për promovimin më të mirë të brandit të tyre”, ka përmbyllur Haxhiu.

Çka mbetet për t’u parë është se si do të vazhdojë ky duel i heshtur mes TikTok-ut dhe Instagram-it për bazën e influencuesve në vend. E se si do të paraqitet e ardhmja e afërt e kësaj ‘pune ëndrrash’.

Një gjë duket se do jetë e pandryshuar: gjithmonë dikush do të ndikojë e dikush tjetër do ndikohet.

The post Instagram-i po përparon mes influencuesve shqiptarë – qetësisht appeared first on Albanian Post.