Pagat në Zvicër pritet të rriten vetëm 1 për qind në vitin 2027

Pagat në Zvicër pritet të rriten vetëm 1 për qind në vitin 2027

Pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me vetëm 1 për qind gjatë vitit 2027. Këtë e tregon anketa e pagave e UBS-së, e realizuar me afro 400 kompani zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Sipas parashikimeve, inflacioni për vitin e ardhshëm pritet të jetë 0.8 për qind, që do të thotë se rritja reale e pagave dhe fuqisë blerëse do të jetë vetëm 0.2 për qind.

Rritjet më të mëdha parashihen në sektorin e energjisë, furnizimit dhe shërbimeve publike, me 1.5 për qind. Në industrinë kimike, farmaceutike dhe atë metalurgjike pritet rritje prej 1.2 për qind.

Ndërsa rritjet më të ulëta parashihen në tregtinë me pakicë, me 0.8 për qind, si dhe në industrinë e orëve dhe bizhuterive, me vetëm 0.7 për qind.

Sipas UBS-së, edhe pse besimi i kompanive në zhvillimin ekonomik është përmirësuar, planifikimi i punësimit mbetet i kujdesshëm. Banka parashikon që ekonomia zvicerane të rritet me 1.5 për qind gjatë vitit 2027./Albinfo.ch

The post Pagat në Zvicër pritet të rriten vetëm 1 për qind në vitin 2027 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.