Isa Mustafa: Amerika nuk lejoi që as unë, as Thaçi, ta krijonim ushtrinë – nuk e di si i bindi Haradinaj
Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se meritat që Kosova sot ka ushtri i takojnë kreut të AAK’së e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net. Mustafa ka thënë se ka pasur përpjekje për këtë edhe nga vetë ai e ish-Presidenti Hashim Thaçi, por se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kishin lejuar. Ai tha […]


Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se meritat që Kosova sot ka ushtri i takojnë kreut të AAK’së e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Mustafa ka thënë se ka pasur përpjekje për këtë edhe nga vetë ai e ish-Presidenti Hashim Thaçi, por se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kishin lejuar.
Ai tha se nuk e di se si i ka bindur Haradinaj ShBA’në.
“Ramushi e ka kry punën më të madhe, atë duhet t’ia di për nder krejt Kosova sepse as vetë se di si ka arritur që t’i bind Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të pranojnë që të bëhet transformimi i FSK’së në ushtri, pa ndryshim të Kushtetutës. Kemi bërë përpjekje edhe ne përpara, edhe unë sa kam qenë kryeministër së bashku me z.Thaçi sa ka qenë zëvendëskryeministër e president, por s’kanë dashtë me ni SHBA e as NATO që ne ta bëjmë ushtrinë pa ndryshim të Kushtetutës”, ka deklaruar Mustafa në ATV.
