Ish-deputeti i PDK-së: Kosova s’ka kapacitete për prodhimin e armëve

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili njëherit ka qenë deputet i PDK-së në legjislaturën e fundit, ka komentuar deklaratën e presidentes Osmani për prodhimin e municioneve dhe dronëve, të cilën e ka quajtur jo serioze. ‘’ Mendoj që kjo është një deklaratë jo serioze’’, tha Qalaj për FrontOnline. Qalaj vlerësoi se, duke

Ish-deputeti i PDK-së: Kosova s’ka kapacitete për prodhimin e armëve


Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili njëherit ka qenë deputet i PDK-së në legjislaturën e fundit, ka komentuar deklaratën e presidentes Osmani për prodhimin e municioneve dhe dronëve, të cilën e ka quajtur jo serioze.

‘’ Mendoj që kjo është një deklaratë jo serioze’’, tha Qalaj për FrontOnline.

Qalaj vlerësoi se, duke marrë parasysh kapacitetet aktuale të Kosovës dhe të institucioneve të sigurisë, deklarata për prodhimin e armëve dhe municioneve nuk është realiste.

Ai shtoi se, megjithatë, Kosova ka nevojë për më shumë armatim dhe municione dhe se është e domosdoshme të fillohet prodhimi, por e quajti këtë deklaratë si jo serioze.

‘’Duke i ditur kapacitetet e Kosovës dhe institucioneve të sigurisë, mendoj që Kosova ka nevojë të ketë sa më shumë armatim, e municione dhe ka nevojë të fillojë prodhimin, mirëpo nuk më duke serioze kjo deklaratë’’, deklaroi Qalaj.