Kosova kryeson në listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje për shkak të ndotjes së ajrit

Instituti Atlas ka bërë të ditur se Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për milion banorë për shkak të ndotjes së ajrit, përcjell albinfo.ch. Në një postim në Facebook, rrjedhimisht në grafikën e publikuar Kosova ndodhet e para në listë me numrin e vdekjeve për milion banorë për shkak […] The post Kosova kryeson në listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje për shkak të ndotjes së ajrit appeared first on Albinfo.

Kosova kryeson në listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje për shkak të ndotjes së ajrit

Instituti Atlas ka bërë të ditur se Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për milion banorë për shkak të ndotjes së ajrit, përcjell albinfo.ch.

Në një postim në Facebook, rrjedhimisht në grafikën e publikuar Kosova ndodhet e para në listë me numrin e vdekjeve për milion banorë për shkak të ndotjes M2.5.

Referuar njoftimit të Institutit Atlas ndotja e ajrit vjen nga trafiku, industria dhe djegia e karburanteve.

“PM2.5 janë grimca të imta në ajër—30 herë më të vogla se një fije floku—që hyjnë thellë në mushkëri dhe në gjak. Ato vijnë nga trafiku, industria dhe djegia e karburanteve, duke shkaktuar sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive dhe goditje në tru.

Ajri më i pastër = jetë më të gjata e më të shëndetshme!”, thuhet tutje.

Javë më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte potencuar se ndotja e ajrit konsiderohet një rrezik për shëndetin e njeriut, e sidomos për grupet e ndjeshme dhe me sëmundje të rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes.

Institut sqaronte se efektet shëndetësore afatshkurtra të ndotjes së ajrit në shëndet: sëmundjet, shtrimet në spital, komplikimet shëndetësore dhe vdekjet, ndërkaq, efektet shëndetësore afatgjata: sëmundshmëria, kanceri i mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare.

“Shkaqet kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve që lidhen me ndotjen e ajrit janë: sëmundjet ishemike të zemrës, goditja në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, bronhiti, emfizema, irritimi i syve dhe sistemit të frymëmarrjes, veçanërisht sulmet e astmës dhe kanceri i mushkërive.

Të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit shkakton pothuajse 500.000 vdekje të parakohshme çdo vit në botë. Përafërsisht 290.000 nga këto vdekje ndodhin në vendet me të ardhura të larta, ndërsa  190.000 vdekje ndodhin në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta”, thuhet tutje.

The post Kosova kryeson në listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje për shkak të ndotjes së ajrit appeared first on Albinfo.