VIDEO/ Tërmet i fortë në Napoli, njerëzit dalin të panikosur në rrugë. Raportohet për dëme materiale
Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 është regjistruar gjatë natës në zonën e Campi Flegrei në Napoli të Italisë, duke bërë që njerëzit të dilnin të panikosur në rrugë. Epiqendra e tërmetit ishte në det në një thellësi prej dy kilometrash. Mediat italiane raportojnë për dëme nëpër disa shtëpi si dhe makina të parkuara. [...]Read More...

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 është regjistruar gjatë natës në zonën e Campi Flegrei në Napoli të Italisë, duke bërë që njerëzit të dilnin të panikosur në rrugë. Epiqendra e tërmetit ishte në det në një thellësi prej dy kilometrash.
Mediat italiane raportojnë për dëme nëpër disa shtëpi si dhe makina të parkuara. Një grua mbeti e plagosur nga shembja e një tavani dhe u shpëtua nga zjarrfikësit. Disa qytetarë të tjerë u shpëtuan pasi kishte mbetur të bllokuar në katet e sipërmve të shtëpive pasi dyert e hyjres ishin bllokuar.
#terremoto Via Napoli
— Mavers (@LightmyFire77) March 13, 2025
Në disa zona është urdhëruar edhe mbyllja e shkollave për ditën e enjte.
Momente tensioni u shkaktuan në ish-bazën e NATO-s në Bagnoli, një nga zonat që duhet të mirëpresë njerëzit në rast emergjence. Qytetarë të shumtë synuan të kalojnë pjesën tjetër të natës atje, ndërsa forcat e policisë mbyllën portat, të cilat u hapën më pas me forcë nga njerëzit që kërkonin një vend për të kaluar natën në makinat e tyre. Policia ka tentuar të frenojë protestën dhe ka pasur disa debate, por ka konflikt fizik. Më pas situata u kthye në normalitet pasi portat u hapën me forcë.
Forte #terremoto nell’area dei #CampiFlegrei, 3 le scosse registrate a pochi minuti di distanza: la prima di magnitudo 4,4 (alle 01.25), seguita poi dalle altre di 1,6 e 1,1.
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) March 13, 2025
/abcnews.al