Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Konstituimi i Kuvendit nuk ka afat të saktë ligjor

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka dhënë një deklaratë lidhur me procedurën e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai ka theksuar se pas certifikimit të mandateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duhet të kalojnë maksimalisht 30 ditë për thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Konstituimi i Kuvendit nuk ka afat të saktë ligjor


Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka dhënë një deklaratë lidhur me procedurën e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai ka theksuar se pas certifikimit të mandateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duhet të kalojnë maksimalisht 30 ditë për thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nga presidentja.

‘’Prej momentit që certifikohen mandatet duhet të kalojnë maksimumi 30 ditë kur presidentja pastaj e thërret konstituimin e Parlamentit’’, tha Kryeziu për FrontOnline.

Kryeziu ka sqaruar se konstituimi i Kuvendit përfshin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të pesë zëvendëskryetarëve, ku dy nga ata janë nga minoritetet. Më pas, partia e parë ka obligim ta dërgojë një emër për mandatar, dhe nëse e bën këtë, presidentja i jep mandatin kushtetues për formimin e qeverisë. Nëse qeveria nuk formohet brenda 15 ditëve, atëherë përfshihet partia e dytë ose një person i dytë, dhe presidentja mund të japë një afat tjetër prej 10 ditësh. Nëse edhe ky afat kalon pa formimin e qeverisë, organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme.

‘’ Konsituimi i Parlamentit nënkupton zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve,  prej tyre dy minoritete. Pastaj partia e parë ka për obligim të dërgojë një emër për mandatar dhe nëse e dërgon emrin pre mandatar presidentja i jep mandate kushtetues 15 ditë për me formu Qeverinë, nëse nuk konstituohet për 15 ditë, atëherë shkon partia e dytë ose personi i dytë. Presidentja ka mundësi një emër tjetër dhe i jep afat 10 ditë nëse brenda 10 dite nuk konstitouhet, atëherë shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme’’, deklaroi Kryeziu.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar se procedura e konstituimit të Kuvendit nuk ka një afat të saktë ligjor dhe se kjo mund të shkaktojë vakum ligjor dhe kushtetues. Në momentin kur KQZ certifikon mandatet, sipas Kryeziut presidentja ka detyrë të thërrasë konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.

‘’Konstituimi i Kuvendit nuk dihet sa zgjatë, ka vakum ligjor dhe kushtetues për konstituim. Nënkupton  që përmes kontstituimit zgjidhen Kryesia e kuvendit dhe zgjedhen organet e saj e kështu me radhë’’, përfundoi Kryeziu.