Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha paraqitet në SPAK

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur sot në SPAK. Basha ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasditen e kësaj të enjteje, ndërsa përshëndeti edhe gazetarët që ishin në hyrje të SPAK. Megjithatë ai nuk u ndal të fliste për mediat. Burime për mediat bëjnë me dije se Basha është paraqitur në […] The post Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha paraqitet në SPAK appeared first on Ditar.al.

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha paraqitet në SPAK

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur sot në SPAK.

Basha ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasditen e kësaj të enjteje, ndërsa përshëndeti edhe gazetarët që ishin në hyrje të SPAK. Megjithatë ai nuk u ndal të fliste për mediat.

Burime për mediat bëjnë me dije se Basha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi është thirrur nga prokurori Alfred Shehu, si deklarues për hetimet e 21 Janarit.

Gjatë kohës që u regjistrua vrasja e 4 demonstruesve në 21 Janar të 2011-ës para Kryeministrisë, Basha mbante detyrën e Ministrit të Brendshëm.

Hetimet për 21 Janarin janë në duart e SPAK, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti krim shtetëror.

Gjykata e Strasburgut konstatoi gjithashtu se hetimet ishin penguar nga qeveria e asaj kohe dhe konkretisht nga kryeministri Sali Berisha dhe kërkoi që hetimi të përfshinte komandantët e Gardës së Republikës, jo vetëm oficerët që hapën zjarr.

Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj ishin 4 qytetarët që humbën jetën në 21 Janar të 2011-ës, ndërsa familjarët e tyre kërkojnë ende drejtësi.

Kujtojmë se 4 viktimat mbajnë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. E përgjatë këtyre viteve, familjarë, të afërm, si dhe politika bëjnë homazhe në Bulevard, ndërsa vendosin lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit.

The post Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha paraqitet në SPAK appeared first on Ditar.al.