Ish-ministri i Brendshëm: Serbia nuk intervenon me ushtri, policia duhet të jetë gati për t’u përballur me grupet kriminale

Welcome to Kosova Today

Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online tha se nuk mund të ketë eskalim të situatës në veri të Kosovës. Por, sipas tij policia duhet të jetë gjithmonë gati për t’u përballuar me grupe kriminale serbe. “Policia e Kosovës e ka agjendën operative të veten, ajo nuk merr direktiva nga […]

Ish-ministri i Brendshëm: Serbia nuk intervenon me ushtri, policia duhet të jetë gati për t’u përballur me grupet kriminale
ish-ministri-i-brendshem:-serbia-nuk-intervenon-me-ushtri,-policia-duhet-te-jete-gati-per-t’u-perballur-me-grupet-kriminale

ish-ministri-i-brendshem:-serbia-nuk-intervenon-me-ushtri,-policia-duhet-te-jete-gati-per-t’u-perballur-me-grupet-kriminale


Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online tha se nuk mund të ketë eskalim të situatës në veri të Kosovës.

Por, sipas tij policia duhet të jetë gjithmonë gati për t’u përballuar me grupe kriminale serbe.

“Policia e Kosovës e ka agjendën operative të veten, ajo nuk merr direktiva nga askush, sa i përket gatishmërisë së FSK-së, aty veriu dhe jugu janë afër, jugu do të jetë i mobilizuar për çdo eventualitet nëse ka nevojë me intervenu. Bazat ushtarake në kufi janë qe 4 vite, kryetari serb është deklaruar që askush nuk mundet me tregu se ku e dërgon ushtrinë, por nuk ka eskalim të situatës në veri përveç grupeve kriminale dhe terroriste, gjithmonë duhet të jemi të përgatitur që të iu dalim përballë atyre. A sa i përket shtetit serb që intervenon me ushtri dhe polici të tyre në Kosovë nuk besoj”, tha ai për Front Online.