“Ishte i rënduar, e tregonte fytyra”, Ish missi zbulon takimin me Shpatin dy ditë më parë

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, ka tronditur mbarë opinionin publik. Ndërsa raportohet se artisti ka ndërruar jetë në Itali pas një ataku kardiak, një dëshmi e re hedh dritë mbi momentet e tij të fundit para udhëtimit. Ish-missi Arbesa Rrahmani ka zbuluar përmes një […]

“Ishte i rënduar, e tregonte fytyra”, Ish missi zbulon takimin me Shpatin dy ditë më parë

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ndërsa raportohet se artisti ka ndërruar jetë në Itali pas një ataku kardiak, një dëshmi e re hedh dritë mbi momentet e tij të fundit para udhëtimit.

Ish-missi Arbesa Rrahmani ka zbuluar përmes një postimi prekës se e ka parë Shpatin krejt rastësisht të hënën që lamë pas, në Aeroportin e Shkupit. Ky takim, që mbase përkon me nisjen e tij drejt Italisë, përshkruhet si një moment i trishtë ku këngëtari dukej i rënduar.

“Shpatin e pashë rastësisht të hënën në Aeroportin e Shkupit, te zona ku pihet duhani! Të gjithë e shikonin, ai nuk shikonte askënd, la një cigare në gjysmë dhe u largua,” – shkruan Arbesa.

Ajo thekson se gjendja e tij emocionale ishte e dukshme në fytyrë, një detaj që sot merr një kuptim tragjik.

“Më besoni që nuk ia thashë askujt që e pashë! Ishte i rënduar emocionalisht, e tregonte fytyra e tij. Nuk e besova aspak kur dëgjova lajmin e trishtë sot! Nuk ka dy ditë që e pashë me sy,” – përfundon ajo, duke e mbyllur me lutjen që ai të bëhet një engjëll i parajsës.