Izraeli presion Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim

Izraeli ndaloi të dielën hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi për “pasoja shtesë” nëse Hamasi nuk pranon një propozim të ri për zgjatjen e një armëpushimi të brishtë. Hamasi e akuzoi Izraelin se po përpiqej të prishte marrëveshjen ekzistuese të armëpushimit dhe se vendimi i tij për të ndërprerë [...]Read More...

Izraeli presion Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim

Izraeli ndaloi të dielën hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi për “pasoja shtesë” nëse Hamasi nuk pranon një propozim të ri për zgjatjen e një armëpushimi të brishtë.

Hamasi e akuzoi Izraelin se po përpiqej të prishte marrëveshjen ekzistuese të armëpushimit dhe se vendimi i tij për të ndërprerë ndihmën ishte “një krim lufte dhe një goditje e hapur” ndaj armëpushimit, i cili nisi në janar, pas më shumë se një viti negociatash. Palët nuk kanë thënë nëse armëpushimi kishte përfunduar.

Faza e parë e armëpushimit, e cila përfshinte rritje të ndihmës humanitare, skadoi të shtunën. Të dy palët duhet të negociojnë fazën e dytë, gjatë së cilës Hamasi do të duhej të lironte dhjetëra pengje të mbetura në këmbim të tërheqjes izraelite dhe një armëpushimi të qëndrueshëm.