Pse Shaqiri rrezikon suspendimin?
Aktualisht 33-vjeçri ka tre kartonë të verdhë The post Pse Shaqiri rrezikon suspendimin? appeared first on Albinfo.

Ani pse klubi futbollistik zviceran, Baseli është e vështirë të imagjinohet pa Xherdan Shaqirin, kjo mund të ndodhë për një arsye, përcjell albinfo.ch.
Baseli rrezikon të luajë pa kapitenin. Aktualisht 33-vjeçri ka tre kartonë të verdhë. Nëse merr një tjetër, ai do të suspendohet një ndeshje, shkruan Blick.
Nëse aktualisht golashënuesi më i mirë i Superligës do të ndëshkohej me karton të verdhë në derbin ndaj Cyrihut, do t’i mungonte Baselit të hënën në ndeshjen kundër Yverdonit.
Por, Shaqiri u përmbajt, ndoshta sepse nuk dëshiron me dëshirë të humb asnjë ndeshje.
Aq më tepër në fazën finale të kampionatit. Shaqiri nuk ka marrë asnjë nga tre kartonët shkaku i ndërhyrjeve. Tre kartonët e verdhë i ka marrë për protestë. Të parin në tetor kundër Young Boysit, të dytin ndaj Winterthurit dhe të tretin kundër Luganos.
Shaqiri nuk është lojtari i vetëm që rrezikon suspendimin.
Benie Traore, Leon Avdullahu, Leon Leroy dhe Joe Mendes rrezikojnë po ashtu suspendimin me një ndeshje.
Xherdan Shaqiri po e udhëheq Baselin drejt titullit të parë të kampionit të Zvicrës që nga viti 2017.
Falë kontributit të tij me 13 gola e 14 asistime, Baseli është në vendin e parë. Ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të stinorit të rregullt. Baseli udhëheq me 58 pikë, gjashtë më shumë se Servette e vendit të dytë.
The post Pse Shaqiri rrezikon suspendimin? appeared first on Albinfo.