Ja si do të duket përfaqësimi i partive politike në Kuvendin e Prishtinës
Analisti në institutin GAP, Bekim Salihu ka shkruar në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve për Kuvendin e Prishtinës. Ai ka thënë se në këtë Kuvend, LDK do të ketë 15 ulëse, PDK 12 ulëse, VV do të ketë 10 ulëse, AAK 7, Feim Kupina 4 dhe Nisma, guxo dhe PSD nga një ulëse secila. Salihu […] The post Ja si do të duket përfaqësimi i partive politike në Kuvendin e Prishtinës appeared first on ATV.

Analisti në institutin GAP, Bekim Salihu ka shkruar në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve për Kuvendin e Prishtinës.
Ai ka thënë se në këtë Kuvend, LDK do të ketë 15 ulëse, PDK 12 ulëse, VV do të ketë 10 ulëse, AAK 7, Feim Kupina 4 dhe Nisma, guxo dhe PSD nga një ulëse secila.
Salihu ka thënë se bazuar në këto rezultate, është problem të krijohet një shumicë në këtë Kuvend Komunal.
“Nëse fiton Përparim Rama, për të siguruar shumicën e thjeshtë në Kuvend, që nënkupton 26 vota, nuk i mjafton koalicioni me AAK-në dhe tri partitë e vogla (PSD, Guxo dhe Nisma). Pra, atij i duhet ose vota e Feim Kupinës, ose një koalicion me “elefantët” (PDK ose VV). LDK mund të llogarisë në një koalicion të lehtë me AAK-në, PSD-në dhe Nismën. Nëse fiton Hajrullah Çeku nga VV, edhe nëse i merr në koalicion Kupinën, AAK-në, Nismën, PSD-në dhe Guxon, prapëseprapë nuk e përbën shumicën e thjeshtë, gjë që nënkupton se për një qeverisje eventuale të VV-së në Prishtinë, do t’i duhej vota e PDK-së ose e LDK-së. VV, me këtë përbërje të Kuvendit Komunal, favorizohet nga Feim Kupina dhe lista Guxo”, ka shkruar Salihu.
The post Ja si do të duket përfaqësimi i partive politike në Kuvendin e Prishtinës appeared first on ATV.