Jakaj nga IKD tregon se kur duhet me dhënë dorëheqje ministrat dhe zëvendësministrat e zgjedhur si deputetë?
Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), për FrontOnline ka theksuar se ministrat dhe zëvendësministrat, të cilët janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para certifikimit të rezultatit zgjedhor, në përputhje me ligjin, apo më saktësisht ditën e betimit si deputet. ‘’ Në rastin konkret, personat që janë zgjedhur
Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), për FrontOnline ka theksuar se ministrat dhe zëvendësministrat, të cilët janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para certifikimit të rezultatit zgjedhor, në përputhje me ligjin, apo më saktësisht ditën e betimit si deputet.
‘’ Në rastin konkret, personat që janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës, nëse do ta mbajnë pozitën e deputetit, dorëheqjen e tyre duhet ta bëjnë po atë ditë kur mbahet seanca konstituive, pas dhënies së betimit të deputetit’’ thotë ai.
Jakaj ka shpjeguar se ky veprim është i parashikuar në Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Zgjedhjet e Kuvendit.
‘’ Kuvendi i Kosovës, në vitin 2022 ka miratuar një ligj për qeverinë, ku ai ligj nuk ka arritur ta sqarojë nenin 70 par. 2 të Kushtetutës dhe ta bëjë të zbatueshëm në praktikë. Në këtë rast konkret, legjislacioni ka dalë jashtë kornizave të Kushtetutës, duke krijuar situata të paqarta dhe vakum institucional nga momenti i betimit të deputetëve deri te zgjedhja e qeverisë së re. Një dispozitë e tillë kushtetuese nuk është zbatuar asnjëherë që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës.’’ shprehet ai.
Jakaj theksoi se kjo masë është e domosdoshme për të siguruar transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm nga pushteti ekzekutiv në periudhën zgjedhore.
‘’ Një dispozitë e tillë kushtetuese nuk është zbatuar asnjëherë që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës. Për më tepër, kjo dispozitë përveçse përmban një gabim teknik që nga hartimi i Kushtetutës, tashmë është interpretuar në mënyrë të pasaktë edhe nga vetë Kuvendi. Nuk ka asnjë logjikë që një dorëheqje të kërkohet vetëm për të përmbushur një nen të pazbatueshëm të Kushtetutës. Nuk është dashur që kjo dispozitë të kopjohej në mënyrë mekanike, por të zgjidhej në mënyrë funksionale dhe përmbajtjësore’’ u shpreh ai.
Ai gjithashtu theksoi se ky parim është i nevojshëm për të ruajtur besimin e qytetarëve në proceset demokratike dhe për të parandaluar çdo konflikt të mundshëm të interesit.
‘’’Për këtë arsye, në rastin konkret, nuk është fare e nevojshme që të zbatohet kjo dispozitë kushtetuese dhe ligjore, por të ndjeket drejt për së drejti një interpretim logjik i kushtetutës, që shkon në frymën e funksionimit të mirëfilltë të institucioneve kushtetuese’’ përfundoi ai