Japonia kërkon të rigjallërojë industrinë e gjysmëpërçuesve

Vitet e fundit, ndërsa tregtia globale është bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme për shkak të konflikteve, tarifave doganore dhe ndërprerjeve të shkaktuara nga pandemitë, Japonia ka filluar të rindërtojë industrinë e saj vendase të gjysmëpërçuesve. Japonia dikur dominonte tregun e elektronikës me performancë të lartë dhe ende krenohet me disa nga teknologjitë më të avancuara në botë [...]Read More...

Japonia kërkon të rigjallërojë industrinë e gjysmëpërçuesve

Vitet e fundit, ndërsa tregtia globale është bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme për shkak të konflikteve, tarifave doganore dhe ndërprerjeve të shkaktuara nga pandemitë, Japonia ka filluar të rindërtojë industrinë e saj vendase të gjysmëpërçuesve.

Japonia dikur dominonte tregun e elektronikës me performancë të lartë dhe ende krenohet me disa nga teknologjitë më të avancuara në botë të prodhimit të gjysmëpërçuesve.

Megjithatë, në vitet 1980, Japonia ia la prodhimin masiv të gjysmëpërçuesve bazë vendeve si Koreja e Jugut, pasi ky sektori në atë kohë konsiderohej jofitimprurës. Për më tepër, supozohej se tregtia ndërkombëtare do të mbetej e qëndrueshme, kështu që Japonia mund të mbështetej në importe.

Ky vlerësim ka ndryshuar rrënjësisht që atëherë, shpjegoi Kazuto Suzuki nga Universiteti i Tokios në një intervistë për DW. Profesori i politikës së shkencës dhe teknologjisë u ndal në ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit global të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

“Mungesat e papritura të gjysmëpërçuesve në Japoni, Evropë dhe SHBA i bënë të qartë qeverisë japoneze se ne kemi nevojë për strukturat tona të dedikuara të furnizimit për të parandaluar rënien e industrisë vendase,” tha ai.

Ky ndërgjegjësim për nevojën urgjente për të vepruar është rritur kohët e fundit për shkak të masave të marra nga administrata amerikane e Donald Trump, të cilat kanë kufizuar tregtinë e lirë, shtoi Suzuki.