Ka vazhduar gjykimi për masakrën e Izbicës, për pjesëmarrjen e së cilës po gjykohet Muhamed Alidemaj

Përgatiti: Nora Luta Ishte vetëm 13 vjeç kur i mbijetoi masakrës së Izbicës, në mars të vitit 1999. 23 vjet pas, Besmir Doqi përjetimet e ditës kritike ku mbetën të masakruar më shumë se 100 civilë, nisë t’i rrëfejë para një trupi gjykues, që po e gjykon Muhamed Alidemajn për krime lufte e pjesëmarrje në […] The post Ka vazhduar gjykimi për masakrën e Izbicës, për pjesëmarrjen e së cilës po gjykohet Muhamed Alidemaj first appeared on ATV. The post Ka vazhduar gjykimi për masakrën e Izbicës, për pjesëmarrjen e së cilës po gjykohet Muhamed Alidemaj appeared first on ATV.

Ka vazhduar gjykimi për masakrën e Izbicës, për pjesëmarrjen e së cilës po gjykohet Muhamed Alidemaj

Përgatiti: Nora Luta

Ishte vetëm 13 vjeç kur i mbijetoi masakrës së Izbicës, në mars të vitit 1999.

23 vjet pas, Besmir Doqi përjetimet e ditës kritike ku mbetën të masakruar më shumë se 100 civilë, nisë t’i rrëfejë para një trupi gjykues, që po e gjykon Muhamed Alidemajn për krime lufte e pjesëmarrje në këtë masakër.

Dikush nga forcat paramilitare serbe kishte folur atë ditë shqip, çka e kishte shtyrë Doqin të jetë ende në kërkim të drejtësisë dy dekada pas ngjarjes, në të cilën i humbi katër anëtarë të familjes, përfshirë babanë.

Dëshmitari është shprehur i bindur se i akuzuari Alidemaj ka qenë i uniformuar e pjesëmarrës në masakër. Bindjen atij dhe banorëve të tjerë u kishte shtuar fakti që vetëm disa shtëpi kishin shpëtuar pa u djegur në fshatin Tushilë.

Ndonëse, mbrojtja nuk pati pyetje për dëshmitarin, u aktivizua kur ai i dha Gjykatës një emër anonim, që sipas Doqit, do të mund të dëshmonte për të bëmat e Alidemajt. E kjo nxiti reagimin edhe të Prokurorisë.

Gjykimi ndaj Muhamed Alidemajt do të vazhdojë në nëntor.

The post Ka vazhduar gjykimi për masakrën e Izbicës, për pjesëmarrjen e së cilës po gjykohet Muhamed Alidemaj first appeared on ATV.

The post Ka vazhduar gjykimi për masakrën e Izbicës, për pjesëmarrjen e së cilës po gjykohet Muhamed Alidemaj appeared first on ATV.