Kaçaniku: Nëse s’ka reflektim deri më 9 shkurt, do të reagojmë konkretisht

Selatin Kaçaniku, nga ‘Shoqata e Konsumatorëve’, ka kritikuar Qeverinë për mungesën e reagimit ndaj ngritjes së çmimeve në Kosovë. Kaçaniku deklaroi se nuk ka asnjë prononcim nga Qeveria, MINT-i apo partitë politike për çmimet, duke shtuar se po sillem sikur jetojmë në një tjetër planet. “Kosova ka buxhet konsumues, dëshmohet se qytetari si taksapagues është

Kaçaniku: Nëse s’ka reflektim deri më 9 shkurt, do të reagojmë konkretisht


Selatin Kaçaniku, nga ‘Shoqata e Konsumatorëve’, ka kritikuar Qeverinë për mungesën e reagimit ndaj ngritjes së çmimeve në Kosovë.

Kaçaniku deklaroi se nuk ka asnjë prononcim nga Qeveria, MINT-i apo partitë politike për çmimet, duke shtuar se po sillem sikur jetojmë në një tjetër planet.

“Kosova ka buxhet konsumues, dëshmohet se qytetari si taksapagues është gjenerues kryesor i buxhetit të shtetit. Qeveria varet nga çmimet. Ne nuk kemi asnjë prononcim nga Qeveria as nga MINT, as nga një parti politike për çmimet. Këta po sillën sikur me jetu në hënë”, tha ai.

Ai paralajmëroi se pas datës 9 shkurt, nëse nuk ka reflektim nga autoritetet, qytetarët do të detyrohen të vetëmbrohen.

“Pas 9 shkurtit nëse s’ka reflektim, ne detyrohemi të vetëmbrohemi. Nuk do të prishmi me askënd, por ne do të mbrohemi”, shprehet ai për “Front Online”.