Kadrijaj: Kurti e ka të pamundur ta formojë qeverinë vetëm me pakicat

Time Kadrijaj nga AAK në një prononcim për FrontOnline ka thënë  se të priten rezultatet e certifikimit të rezultateve. Ai shtoi se pas kësaj do të shihet se kush është në pozicion për të formuar qeverinë dhe si do ta bëjnë këtë. ‘’ Nga ajo që  po shohim duhet të presim rezultatet e certifikimit e

Kadrijaj: Kurti e ka të pamundur ta formojë qeverinë vetëm me pakicat


Time Kadrijaj nga AAK në një prononcim për FrontOnline ka thënë  se të priten rezultatet e certifikimit të rezultateve. Ai shtoi se pas kësaj do të shihet se kush është në pozicion për të formuar qeverinë dhe si do ta bëjnë këtë.

‘’ Nga ajo që  po shohim duhet të presim rezultatet e certifikimit e rezultateve ,pastaj do të shohim ata që janë në pozicion të formojnë qeverinë dhe se si do ta formojnë atë ‘’, tha deputetja e AAK-së.

Sipas saj , opozita nuk dëshiron të bëjë koalicion me VV-në, përveç ndoshta pakicat jo-serbe. Kadrijaj theksoi se, bazuar në rezultatet zgjedhore, është e pamundur që të formohet një qeveri vetëm me pakicat jo-serbe.

‘’Nga ajo çka kam parë opozita nuk dëshiron të bëj koalicion  me VV-në përveç ndoshta pakicat jo-serbe  të shohim tani se cila është mundësia sepse në bazë të rezultateve zgjedhore është e pamundur ta formojë qeverinë vetëm me pakicat jo serbe z.Kurti ‘’ , deklaroi Kadrijaj.