Kanada: Remzi Cej, kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Newfoundland dhe Labrador

Shqiptari nga Kosova, Remzi Cej është një mbrojtës të drejtave të njeriut, me një eksperiencë në fushën e Emigracionit dhe Multikulturalizmit në Newfoundland dhe Labrador, në pozicionin e Drejtorit por edhe Kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Newfoundland dhe Labrador, përcjell albinfo.ch. https://www.facebook.com/share/12GDuQAuFrn/?mibextid=wwXIfr Ai është njëri prej 12 anëtarëve të projektit të […] The post Kanada: Remzi Cej, kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Newfoundland dhe Labrador appeared first on Albinfo.

Kanada: Remzi Cej, kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Newfoundland dhe Labrador

Shqiptari nga Kosova, Remzi Cej është një mbrojtës të drejtave të njeriut, me një eksperiencë në fushën e Emigracionit dhe Multikulturalizmit në Newfoundland dhe Labrador, në pozicionin e Drejtorit por edhe Kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Newfoundland dhe Labrador, përcjell albinfo.ch.

Ai është njëri prej 12 anëtarëve të projektit të Speak Truth to Povver të Robert F. Kennedy për ndërgjegjësimin dhe edukimin mbi të drejtat e njeriut.

Ndër arritjet e Remzi Cej renditen:
– Themelimi i Bridge to the Rock, organizatë vullnetarizmi që ka sponsorizuar refugjatët nga e gjithë bota;
– Fitues i programit të bursave Rhodes;
– Fitues i Çmimit “Terry Fox” për kontributin në fushën humanitare;
– Dy herë fitues i Medaljes për të Drejtat e Njeriut të YMCA.
Remzi Cej ka punuar më herët në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, në Shoqatën e Kombeve të Bashkuara të Kanadasë, vullnetar në pozicione drejtimi në mbështetje pranë Amnesty International dhe War Child Canada.

Së fundmi, Remzi Cej ka shërbyer në një sërë shoqatash në mbështetje të të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara.
Shkrimet dhe komentet e Remzit janë publikuar në media prestigjoze si Globe and Mail, Toronto Star dhe CBC Radio dhe TV.

The post Kanada: Remzi Cej, kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Newfoundland dhe Labrador appeared first on Albinfo.