Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës

Partia Socialiste ka kërkuar që të përjashtohen nga Kuvendi 26 deputetë të Partisë Demokratike, të cilët ditën e sotme shkaktuan kaos në Kuvend, duke bërë kështu që të anulohen punimet e Kuvendit. Bëhet me dije se është mbledhur pak momente më parë Komisioni i Etikës dhe po shqyrton kërkesën për përjashtimin nga Kuvendid për disa […] The post Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës appeared first on Newsbomb Albania.

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës

Partia Socialiste ka kërkuar që të përjashtohen nga Kuvendi 26 deputetë të Partisë Demokratike, të cilët ditën e sotme shkaktuan kaos në Kuvend, duke bërë kështu që të anulohen punimet e Kuvendit.

Bëhet me dije se është mbledhur pak momente më parë Komisioni i Etikës dhe po shqyrton kërkesën për përjashtimin nga Kuvendid për disa ditë të 26 deputetëve.

Kjo është hera e parë që kërkohet që një numër kaq i lartë deputetësh nga opozita të përjashtohen nga Parlamenti, duke bërë kështu që më shumë se gjysma e deputetëve të opozitës të mbeten jashtë.

Kujtojmë që deputetët e PD ditën e sotme ende pa filluar zyrtarisht seanca shkuan dhe zunë karriget e ministrave, e madje duke i përmbysur disa. Ky ishte një veprim i paralajmëruar pasi më herët kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi tha se nuk do lejojnë që seancat të zhvillohen normalisht, pasi sipas tyre PS po u mohon të drejtat.

Përditësim:

Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

The post Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës appeared first on Newsbomb Albania.