Nga stadiumi në Kuvend, “Mora fjalë” ngujon deputetët e opozitës

Aspak normale ka qenë seanca e sotme parlamentare në Kuvend, e cila u mbyll pa nisur ende. Situatë kjo që u shkaktua pasi deputetët e PD shkuan dhe u vendosën në karriget e ministrave. Pasi deputetët dhe ministrat socialistë u larguan nga seanca plenare, në Kuvend janë fikur edhe dritat, por kjo nuk ka penduar […] The post Nga stadiumi në Kuvend, “Mora fjalë” ngujon deputetët e opozitës appeared first on Newsbomb Albania.

Nga stadiumi në Kuvend, “Mora fjalë” ngujon deputetët e opozitës

Aspak normale ka qenë seanca e sotme parlamentare në Kuvend, e cila u mbyll pa nisur ende. Situatë kjo që u shkaktua pasi deputetët e PD shkuan dhe u vendosën në karriget e ministrave.

Pasi deputetët dhe ministrat socialistë u larguan nga seanca plenare, në Kuvend janë fikur edhe dritat, por kjo nuk ka penduar deputetët e opozitës që të mbajnë fjalime në terr, apo të “ngujohen” në sallë.

Nga pamjet e mëposhtme shihen disa nga deputetët që vijojnë të jenë në sallë, teksa në sfond dëgjohet kënga “Mora fjalën”, kushtuar legjendarit Adem Jashari. Këngë kjo që është bërë edhe “himni” në sfidat e kombëtares shqipëtare.

Kujtojmë që vetëm pak minuta më parë Komisioni i Etikës mori vendimin që përjashtonte për 10 ditë 26 deputetët e PD që penguan zhvillimin e sotëm të seancës. U përjashtun; Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

The post Nga stadiumi në Kuvend, “Mora fjalë” ngujon deputetët e opozitës appeared first on Newsbomb Albania.