Kapen armë në një veturë të dyshuar në Pejë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi në veturën e tyre e cila ishte e parkuar mbrëmë në parkingun e një pompe të derivateve, u gjetën armë. Sipas policisë së Pejës, vetura është vërejtur rreth orës 21:40. Patrulla policore, pas legjitimimit tё personave tё cilёt ishin nё veturё, gjatё kontrollit tё personave dhe veturёs, ka gjetur dhe

Kapen armë në një veturë të dyshuar në Pejë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi në veturën e tyre e cila ishte e parkuar mbrëmë në parkingun e një pompe të derivateve, u gjetën armë.

Sipas policisë së Pejës, vetura është vërejtur rreth orës 21:40.

Patrulla policore, pas legjitimimit tё personave tё cilёt ishin nё veturё, gjatё kontrollit tё personave dhe veturёs, ka gjetur dhe ka sekuestruar:

Një armё Sarsilmaz 2000 kal: 9mm dhe njё karikator të sё njëjtës armё,

Një armё CZ 999 kal: 9mm dhe njё karikator të sё njëjtës armë,

Një armё Reximex kal: 9x19mm dhe njё karikator i sё njejtёs armё,

82 copё fishekë 9×19 mm,

Një brisk

Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё.