Kapri kërkon sqarime për 112 milionë eurot e bllokuara nga IPARD III, Spiropali s’jep përgjigje konkrete

Në Komisionin e Punëve të Jashtme,  deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i kërkoi ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, sqarime për situatën me fondet e programit IPARD III, të cilat janë bllokuar nga Bashkimi Europian. Kapri theksoi se BE ka pezulluar disbursimin e 112 milionë eurove të IPARD III, duke vendosur […] The post Kapri kërkon sqarime për 112 milionë eurot e bllokuara nga IPARD III, Spiropali s’jep përgjigje konkrete appeared first on Ditar.al.

Kapri kërkon sqarime për 112 milionë eurot e bllokuara nga IPARD III, Spiropali s’jep përgjigje konkrete

Në Komisionin e Punëve të Jashtme,  deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i kërkoi ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, sqarime për situatën me fondet e programit IPARD III, të cilat janë bllokuar nga Bashkimi Europian.

Kapri theksoi se BE ka pezulluar disbursimin e 112 milionë eurove të IPARD III, duke vendosur si kusht garancinë për fondet e keqpërdorura të IPARD II, rreth 33 milionë euro, për të cilat kërkohen prova dhe transparencë.

“IPARD III është bllokuar nga BE me kushtin që pa dhënë garanci për fondet e IPARD II, nuk do ketë disbursim të 112 milion eurove. BE thotë: pa na dhënë provat për 33 milionë eurot e shpërdoruara, nuk do ketë fonde shtesë. Ju si ministre, sa jeni marrë me këtë çështje dhe çfarë garancish kemi që në 2026-ën ta kemi IPARD III sepse nuk është në buxhet”, tha Kapri.

Në përgjigjen e saj, ministrja Spiropali shmangu një përgjigje konkrete, duke u mjaftuar me deklarata të përgjithshme për auditime dhe hetime në proces.

Deklarata e Spiropalit nuk dha asnjë sqarim konkret për fatin e fondeve të IPARD III apo për veprimet konkrete të qeverisë shqiptare për të zhbllokuar situatën.

“Shqetësimi për fondet IPARD mbetet dhe ky shqetësim është adresuar në të gjitha nivelet, edhe me auditim të brendshëm, edhe me auditim të BE, me hetime nga të cilat nuk kemi ende rezultat. Nga strukturat audituese presim përgjigje për këtë çështje. Është një proces për të cilin do kemi një raport përfundimtar. Nga këto rezultate, duke çelur edhe grup-kapitullin e pestë, ne do kemi drejtimin e duhur në 2026-ën”, tha Spiropali.

The post Kapri kërkon sqarime për 112 milionë eurot e bllokuara nga IPARD III, Spiropali s’jep përgjigje konkrete appeared first on Ditar.al.