Minatorët e Spaçit protestojnë para Kuvendit, u bashkohet edhe Erion Braçe
Teksa në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet seanca plenare, jashtë tij punonjës të minierës së bakrit në Spaç protestuan duke kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre. Teksa mbanin në duar pankarta, minatorët kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte paga të […] The post Minatorët e Spaçit protestojnë para Kuvendit, u bashkohet edhe Erion Braçe appeared first on Ditar.al.
 
                                Teksa në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet seanca plenare, jashtë tij punonjës të minierës së bakrit në Spaç protestuan duke kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre.
Teksa mbanin në duar pankarta, minatorët kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte paga të drejta dhe kushte të sigurta pune. Mes kërkesave është ajo e njohjes së statusit të minatorit.
“Kërkojmë të drejtat tona. Duam atë që na takon nga shteti shqiptar. Duam kontrata kolektive,” deklaroi një nga pjesëmarrësit në protestë.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa të merren në konsideratë kërkesat e tyre. Protestës së minatorëve para Kuvendit iu bashkua edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.
The post Minatorët e Spaçit protestojnë para Kuvendit, u bashkohet edhe Erion Braçe appeared first on Ditar.al.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  