Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Njoftimi: DHUNË NË FAMILJE · Gllogoc / 23.03.2025 – 13:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike si dhe e ka fyer verbalisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Gllogoc / 23.03.2025 – 13:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike si dhe e ka fyer verbalisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

· Fushë Kosovë / 23.03.2025 – 22:50. Eshtë raportuar se derisa ishin në një lokal, pas një mosmarrëveshje verbale është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar viktima femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 23.03.2025 – 16:45. Viktima femër shtetas e Shqipërisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 23.03.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.