Katër vrasje në tre ditë në Kosovë, reagon Albin Kurti

Kosova është tronditur gjatë ditëve të fundit nga vrasjet. The post Katër vrasje në tre ditë në Kosovë, reagon Albin Kurti appeared first on Albinfo.

Katër vrasje në tre ditë në Kosovë, reagon Albin Kurti

Katër jetë janë marrë në vetëm 3 ditë, çka ka bërë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të flasë në mbledhjen e sotme të Qeverisë mbi ngjarjet.

Kurti ka kërkuar nga organet e ligjit angazhim maksimal, ndërsa tha se duhet të ketë analizë profesionale, veprim institucional e reflektim shoqëror mbi gjithçka ka ndodhur në javën e fundit.

“Dua të ndaj brengën e njëjtë me të gjithë ju në lidhje me katër vrasjet e regjistruara në tri ditët e fundit. Ftoj organet e rendit, hetuesisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasëve në mënyrë që edhe të vihet edhe drejtësi edhe të parandalohen akte të tilla. Vrasja është akti më i rëndë njeriu-njeriut, ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut, por edhe e shoqërisë në të cilën ai bënte pjesë, pra shoqërisë sonë. Gjithë vendi është tronditur dhe lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet, ndalet, dënohet. Duhet natyrisht analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional, reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit. Kjo është thirrje për të gjithë ne. Edhe për faktin që këto vrasje ndodhën pikërisht në javën kur shënojmë 26-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë për ta ndalë gjenocidin e Serbisë dhe përkujtojmë masakrat e njëpasnjëshme të aparatit shtetëror të Serbisë që synonte shfarosjen e popullit shqiptar”, tha ai.

The post Katër vrasje në tre ditë në Kosovë, reagon Albin Kurti appeared first on Albinfo.