Kërcënimet e Trump, rritet nafta/ Rritja e çmimit pas deklaratave për tarifa ndaj naftës ruse

Kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa 25 deri në 50%  për naftën ruse kanë bërë që ccmimet të rriten këtë javë. Paralajmwrimet e Trump kanë dhënë efekt tek çmimet e naftës së papërpunuar qw janë rritur me rreth 0.66%mwngjesin e sw hwnws , pasi presidenti amerikan kërcënoi se do të vendoste [...]Read More...

Kërcënimet e Trump, rritet nafta/ Rritja e çmimit pas deklaratave për tarifa ndaj naftës ruse

Kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa 25 deri në 50%  për naftën ruse kanë bërë që ccmimet të rriten këtë javë.

Paralajmwrimet e Trump kanë dhënë efekt tek çmimet e naftës së papërpunuar qw janë rritur me rreth 0.66%mwngjesin e sw hwnws , pasi presidenti amerikan kërcënoi se do të vendoste tarifa dytësore për blerësit e naftës ruse.

Çmimet e naftës janë rritur afërsisht 5% që nga mesi i marsit, pasi SHBA goditi militantët Houthis, një grup ushtarak i mbështetur nga Irani në Jemen. Grupi Huthi kishte nisur sulmet ndaj anijeve  tregtare në Detin e Kuq pas hakmarrjes së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët do të fillojnë të zbutin shkurtimet vullnetare të prodhimit të naftës prej 2.2 milionë fuçi në ditë në prill. Megjithatë, kërcënimet tarifore të Trump kundër anëtarëve kryesorë të OPEC+, përfshirë Rusinë, Iranin dhe Venezuelën, mund të zvogëlojnë furnizimet e tyre, duke kompensuar në mënyrë efektive rritjen e planifikuar të prodhimit.

OPEC+ ka planifikuar të mbajë një takim më 5 prill për të diskutuar planet e ardhshme të përbashkëta të prodhimit. Sipas Reuters, grupi pritet të zgjasë rritjen e prodhimit, me 135,000 fuçi në ditë gjatw majit.

Kërcënimet tarifore të Trump ndaj Rusisë dhe Iranit kanë  shtuar frikën për inflacion më të lartë dhe rritje më të dobët ekonomike, duke çuar potencialisht në stagflacion apo edhe recesion, gjë që mund të zvogëlojë kërkesën për naftë.

Javën e kaluar, Trump kërcënoi gjithashtu se do të vendoste tarifa 25% për vendet që blejnë naftën e Venezuelës, që pritet të hyjë në fuqi më 2 prill. Komentet e tij të fundit gjatë fundjavës kanë shtuar presionin e mëtejshëm mbi çmimet e naftës së papërpunuar.

Po ashtu edhe Tregjet e aksioneve në të gjithë rajonin Azi-Paqësor kanw pwsuar rwnie , pasi investitorët kanë frikë se Trump do të shpallë tarifa të reja të mërkurën, e cila është quajtur “Dita e Çlirimit” nga presidenti amerikan../abcnews.al