Kërkesa botërore për arin shënoi rekord në vitin 2024

Sipas një raporti të Këshillit Botëror të Arit, kërkesa globale për arin arriti një rekord prej 4.974 tonësh në vitin 2024, e nxitur nga blerjet e bankave qendrore dhe rritja e interesit për investime. Në raportin e tendencave të kërkesës për arin, kjo rritje, së bashku me çmimet rekord të arit, rezultoi në rritjen e [...]Read More...

Kërkesa botërore për arin shënoi rekord në vitin 2024

Sipas një raporti të Këshillit Botëror të Arit, kërkesa globale për arin arriti një rekord prej 4.974 tonësh në vitin 2024, e nxitur nga blerjet e bankave qendrore dhe rritja e interesit për investime.

Në raportin e tendencave të kërkesës për arin, kjo rritje, së bashku me çmimet rekord të arit, rezultoi në rritjen e vlerës totale të kërkesës në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, respektivisht në 382 miliardë dollarë, raportojnë mediat e huaja.

Bankat qendrore luajtën rol kryesor, duke blerë më shumë se 1 mijë tonë ar për të tretin vit radhazi. Në vitin 2024, blerjet e bankave qendrore arritën në 1.045 tonë, me 33 tonë të blera vetëm vetëm në tremujorin e katërt.

Kërkesa për investime gjithashtu shënoi rritje të jashtëzakonshme në baza vjetore, respektivisht me 25 për qind në 1.180 tonë, niveli më i lartë në katër vitet i udhëhequr nga një rigjallërim në fondet e tregtuar në këmbim të arit (ETFs).

Ndërkohë, kërkesa për shufra ari dhe monedha ari mbeti e qëndrueshme në 1.186 tonë, duke reflektuar interesin e qëndrueshëm të investitorëve me pakicë.

Megjithatë, sektori i bizhuterive u përball me sfida, me kërkesën vjetore që ra me 11 për qind në 1.877 tonë, pasi çmimet e larta rekord të arit ulën interesin e konsumatorëve, veçanërisht në Kinë ku kërkesa ra me 24 për qind me një ritëm vjetor.

Kërkesa për bizhuteri në Indi, nga ana tjetër, tregoi elasticitet duke regjistruar rënie prej 2 për qind, pavarësisht mjedisit me çmim të lartë.

Kërkesa në sektorin e teknologjisë u rrit me 7 për qind nga viti i kaluar në 326 tonë, mbështetur nga rritja e përdorimit të arit në aplikacionet e inteligjencës artificiale (AI) dhe elektronikë.

Oferta e përgjithshme e arrit u rrit me 1 për qind krahasuar me vitin 2023, duke arritur rekord prej 4.794 tonësh, e gjithë kjo falë rritjes së prodhimit dhe riciklimit të minierave.

Louise Street, analiste e lartë e tregjeve në Këshillin Botëror të Arit, tha se viti 2024 ishte një vit historik për arin, i karakterizuar nga çmime rekord dhe modele luhatëse të kërkesës.

Bankat qendrore ruajtën dominimin e tyre në treg, veçanërisht në tremujorin e parë dhe të katërt, derisa një ringjallje e interesit të investitorëve perëndimor ushqeu flukse hyrëse të konsiderueshme të ETF-së në gjysmën e dytë të vitit.

Duke parë përpara, Street theksoi se bankat qendrore do të vazhdojnë të luajnë rol udhëheqës në nxitjen e kërkesës për arin në vitin 2025.

“Nga ana tjetër, dobësia e bizhuterive duket se do të vazhdojë pasi çmimet e larta të arit dhe rritja e butë ekonomike shtrëngon fuqinë e shpenzimeve konsumatore. Pasiguria gjeopolitike dhe makroekonomike duhet të jenë tema mbizotëruese këtë vit, si një mbështetje e rrezikut ndaj kërkesës për ar”, shtoi ajo.