Këshilltari i Kurtit- Bërnabiqit: Kryeministri s’ka në pronësi mediat, jemi demokraci
Sot në Kuvendin e Serbisë pati tensione, u përplasën opozita dhe pozita. Në mes të kësaj atmosfere të tensionuar, kryeparlamentarja Ana Brnabiq përmes foltores sulmoi opozitën serbe, duke i quajtur ata “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”. Ajo përdori gjuhë fyese dhe diskriminuese, duke e përsëritur terminin “shiptari”. Brnabiq mbante në duar

Sot në Kuvendin e Serbisë pati tensione, u përplasën opozita dhe pozita. Në mes të kësaj atmosfere të tensionuar, kryeparlamentarja Ana Brnabiq përmes foltores sulmoi opozitën serbe, duke i quajtur ata “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”.
Ajo përdori gjuhë fyese dhe diskriminuese, duke e përsëritur terminin “shiptari”. Brnabiq mbante në duar artikuj të mediave kosovare që kishin raportuar për zhvillimet në Parlamentin e Serbisë.
Ajo pretendoi se opozita serbe, për shkak të reagimeve të shqiptarëve, po paraqitet si “heroike”.
Në lidhje me këtë deklaratë, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, reagoi në platformën sociale X, duke e kundërshtuar pretendimin e Brnabiqit.
Ai theksoi se Kosova është një demokraci dhe se Kurti nuk ka asnjë kontroll mbi mediat.
“Një sqarim për Ana Brnabiq: Ne jemi demokraci. Kryeministri Albin Kurti nuk zotëron asnjë media”, shkroi Zulfaj.
A clarification for Ana Brnabić:
We are a democracy. Prime Minister Albin Kurti does not own any media.
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) March 4, 2025