Kica-Xhelili për Haxhiun: Kurti rreth vetes nuk zgjedh profesionistë, por servil të zhurmshëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër Albulena Haxhiun. Në një postim në Facebook, Kica-Xhelili e ka quajtur “servile”. “Kur po e dëgjoj ish ministren e “drejtësisë” duke folur për kriminalizim të mënyrës si votojmë e interpretime tjera ligjore, e mendoj qartë sa keq jemi në arsim universitar. Por në anën


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër Albulena Haxhiun. Në një postim në Facebook, Kica-Xhelili e ka quajtur “servile”.
“Kur po e dëgjoj ish ministren e “drejtësisë” duke folur për kriminalizim të mënyrës si votojmë e interpretime tjera ligjore, e mendoj qartë sa keq jemi në arsim universitar. Por në anën tjetër, kur shoh sa ish-studentë fantastik sot janë avokatë, gjyqtarë e prokurorë, e kuptoj që nuk është krejtësisht problemi te sistemi, por te fakti që Kurti rreth vetes nuk zgjedh profesionistë, por servil të zhurmshëm”, ka shkruar ajo.

