Kina, gati për luftë?/ Rrit buxhetin për mbrojtjen, miliarda dollarë për ushtrinë
Kina ka rritur shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2025 në 253 miliardë dollarë, 7.2 përqindr më shumë se viti i kaluar. Një zëdhënës i ushtrisë tha se rritja e shpenzimeve do të përdoret kryesisht për të zhvilluar forca të reja me aftësi të reja luftarake dhe për të përmirësuar sistemet, për sulme të përbashkëta, mbështetje [...]Read More...

Kina ka rritur shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2025 në 253 miliardë dollarë, 7.2 përqindr më shumë se viti i kaluar.
Një zëdhënës i ushtrisë tha se rritja e shpenzimeve do të përdoret kryesisht për të zhvilluar forca të reja me aftësi të reja luftarake dhe për të përmirësuar sistemet, për sulme të përbashkëta, mbështetje në fushën e betejës dhe mbështetje të integruar logjistike.
Shpenzimet do të përdoren gjithashtu për përmirësimin e trajnimit ushtarak në kushte luftarake dhe për thellimin e mbrojtjes kombëtare dhe reformës ushtarake.
Arsyetimi për këtë rritje ishte se Kina po përballet me një mjedis më kompleks sigurie në botë dhe rivaliteti më Shtetet e Bashkuara është rritur.
Sipas zëdhënësit të forcave të armatosura, ushtria kineze përballet me sfida të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial.
Ai madje paralajmëroi se sa më shumë rriten përpjekjet për pavarësinë e Tajvanit, aq më e ashpër do të bëhet përgjigja e Kinës.
Kina dënoi ndërhyrjen amerikane duke thënë se çështja e Tajvanit është një çështje e brendshme e vendit.
Ky veprim i Kinës vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump ka bërë disa herë thirrje që si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Kina e Rusia të ulin shpenzimet e mbrojtjes.
Megjithatë Kina mban vendin e dytë për shpenzimet më të mëdha ushtarake, pasi janë piëkrisht Shtetet e Bashkuara, buxheti i propozuar ushtarak i të cilave për vitin 2025 është 850 miliardë dollarë.
/ abcnews.al