Kinolli nga komuniteti rom nuk vendos “vija të kuqe” për askënd: Rrethanat po ndryshojnë, vijat po largohen

Albert Kinolli, kryetar i Partisë Rome të Bashkuar (PRYK), për FrontOnline ka folur në lidhje me formimin e institutcioneve të reja të Kosovës. Ai thotë se nuk ka akoma vendim rreth asaj se si do të veprojnë si parti politike rreth formimit të Qeverisë së re.  ”Nuk kam përgjigje akoma për këtë. Këtë përgjigje e marrim në

Kinolli nga komuniteti rom nuk vendos “vija të kuqe” për askënd: Rrethanat po ndryshojnë, vijat po largohen


Albert Kinolli, kryetar i Partisë Rome të Bashkuar (PRYK), për FrontOnline ka folur në lidhje me formimin e institutcioneve të reja të Kosovës.

Ai thotë se nuk ka akoma vendim rreth asaj se si do të veprojnë si parti politike rreth formimit të Qeverisë së re.

 ”Nuk kam përgjigje akoma për këtë. Këtë përgjigje e marrim në Këshillin Drejtues të partisë’’ thotë ai për FrontOnline.

I pyetur nëse ka vija të kuqe, Kinolli thotë se me kalimin e kohës ato po hiqen.

‘’Tash është lehtë me thënë vija të kuqe, por rrethanat po ndryshojnë edhe vijat e kuqe po largohen’’ thotë ai.

Deputeti Kinolli u shpreh se pas certefikimit diskuton për këtë gjë.

‘’Pas certifikimit diskutojmë” deklaroi ai.