Kjo është 33-vjeçarja që vdiq tragjikisht sonte në Prishtinë
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua ka humbur jetën në Prishtinë. Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti konfirmoi se viktima siç raportoi Insajderi ka rënë nga një ndërtesë. “Sot rreth 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një […]

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua ka humbur jetën në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti konfirmoi se viktima siç raportoi Insajderi ka rënë nga një ndërtesë.
“Sot rreth 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo për Insajderin.
Insajderi mëson se viktima e këtij rasti është 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni.
Ahmeti shtoi se aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.